Realizon dy gola, Sahiti tregon veten në Izrael

Realizon dy gola, Sahiti tregon veten në Izrael

Shkëlqen Emir Sahiti. Sulmuesi dardan ka shënuar 2 gola në Izrael me Maccabi Tel Aviv, në ndeshjen ndaj Maccabi Jaffa, në çerekfinale të Kupës.

Fillimisht, ai realizoi në minutën e 52-të, ndërsa shënoi edhe në të 72-tën.

Vlen për t’u theksuar fakti se lojtari luajti 90 minuta në këtë takim. Për të, ishte ndeshja e dytë me fanellën e kësaj skuadre, raporton BallkanWeb.

27-vjeçari u transferua te Maccabi Tel Aviv pak ditë më parë, nga skuadra e Hamburgut në Gjermani.