Realizoi eurogol me Leverkusen, Xhaka: Duam diçka speciale këtë sezon
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka folur pas eurogolit që shënoi ndaj Eintracht Frankfurtit, ndeshje kjo e xhiros së 32-të të Bundesligës gjermane.
Xhaka tha se e filluan ndeshjen mirë, duke shtuar se janë shumë afër për të arritur diçka speciale në këtë sezon.
“Ne startuam ndeshjen mirë, kishim në kontrollim ndeshjen dhe kishim pak fat kur rezultati u bë 1:1. Ne kishim dëshirë të qëndronim pa humbje sot, e bëm sërish dhe jemi afër të arrijmë diçka speciale këtë sezon”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes.
Ndryshe, Leverkuseni e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë, për herë të parë në histori. Tani është dy ndeshje larg që ta përfundojë gjithë edicionin pa pësuar disfatë. Asnjë skuadër gjermane nuk e ka arritur këtë.