HomeAktualeRealizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

spot_img

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.

Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë Gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik.

Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale: Fajde dhe Detyrim.

Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...