
Reali “pajtohet” me Vinin pas largimit të Alonsos
Real Madridi beson se pas largimit të Xabi Alonsos, klubi mund të riaktivizojë bisedimet për rinovimin e kontratës së Vinicius Juniorit brenda këtij muaji.
Sipas raportimeve nga La Sexta, drejtuesit madrilenë janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje të re me yllin brazilian.
Gjatë tërë kohës sa Alonsoja ishte trajner i Mbretërve, përflitej për acarim raportesh mes tij dhe brazilianit dhe për një largim eventual të tijin nga “Santiago Bernabeu”.
Mirëpo, siç duket, gjërat kanë ndryshuar tani dhe Vini mund të zgjasë qëndrimin e tij te madrilenët. /KK
