
Reali mund pas 120 minutash Atleticon
Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, pasi arriti një fitore 5-3 ndaj Atletico Madrid. Sfida rezultoi shumë e luftuar dhe dhuroi spektakël në “KSU Stadium”, në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Hermoso zhbllokoi takimin, me golin e shënuar me kokë pas krosimit të topit nga goditja e këndit nga Griezmann që në minutën e 6-të. Rudiger do të barazonte me një aksion të ngjashëm në minutën e 20-të.
Nëntë minuta më pas Mendy shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke kaluar “Los Blancos”në avantash. Megjithatë Griezmann barazoi për “Colchoneros” në minutën e 37-të.
Pjesa e dytë rezultoi gjithashtu shumë e luftuar, teksa në minutën e 78-të, Rudiger do të realizonte autogol. Reali nuk u dorëzua dhe barazoi 5 minut nga fundi me Carvajal. Me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 3-3, ndeshja shkoi në shtesë, për t’u vulosur pikërisht aty.
Një autogol i Savic në minutën e 116-të kaloi Realin në avantazh, ndërkohë që Brahim Diaz vulosi suksesin 5-3 në sekondat e fundit me një kundërsulm vrastar.