
Real Madridi i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për Adam Wharton?
Real Madridi është i vetëdijshëm se duhet të forcojë skuadrën e tij këtë verë. Pas një sezoni të mbushur me lëndime, drejtuesit e klubit planifikojnë të sjellin të paktën një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.
Largimi i Toni Kroos ka lënë një boshllëk të madh, kështu që ata po kërkojnë një lojtar me karakteristika të ngjashme. Edhe pse po merren në konsideratë disa kandidatë, presidenti Florentino Perez ka vendosur një kornizë të qartë financiare: jo më shumë se 80 milionë euro do të paguhen për mesfushorin e ri, transmeton Klankosova.tv.
Në këto rrethana, Adam Wharton shquhet si kandidati kryesor, shkruan “Defensa Central”. Edhe pse Vitinha nga PSG është një dëshirë e madhe e presidentit të Realit, dhe Enzo Fernandez i Chelseat dhe Rodri i Manchester Cityt janë gjithashtu në listë, Reali është i vetëdijshëm për realitetet e tregut dhe nuk dëshiron të hyjë në transferime tepër të shtrenjta.
Wharton, lojtar i Crystal Palace i cili do të mbushë 22 vjeç në shkurt, përshtatet në buxhetin e klubit.
Kontrata e tij me klubin londinez është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe vlerësohet se ai mund të largohet nga Anglia për 70 milionë euro plus disa bonuse, pasi Crystal Palace nuk e ka zakon të parandalojë largimin e lojtarëve të vetë. /Klankosova.tv
