
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive
Real Madridi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Atletico Madridin vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën fitues.
Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll.
Atletico arriti që ta fitojë 1-0 betejën e dytë, duke e neutralizuar triumfin e ndeshjes së parë që Reali e mbylli në favor 2-1.
Epilogun vendimtar kësaj drame ia dhanë penalltitë.