Real Madrid, Rudiger: Në finale ia dalim me disiplinë, ndeshjen e shijojmë në maksimum
Mbrojtësi i Real Madrid, Rudiger, tregoi këndvështrimin e tij para finales së Champions ndaj Dortmund.
“Për mua është shumë e rëndësishme të kemi energji të mirë në dhomën e zhveshjes, të luash për këtë klub është një ëndërr që është bërë realitet dhe prandaj përpiqem ta shijoj çdo ditë dhe të tregoj versionin më të mirë timin. Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi është një finale, do të jenë shumë të përgatitur dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Duhet të jemi në formën më të mirë dhe të disiplinuar, sepse ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm nëse duam të shënojmë një gol më shumë se ata”.
Më pas ka vend edhe për komentet në lidhje me kundërshtarët: “Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër një ekipi si Dortmundi, sepse kam luajtur aty kur kam qenë i vogël dhe mezi pres që të vijë ajo ditë. E njoh mirë Fullkrygun, një sulmues i fortë fizikisht, por do të përgatitem si gjithmonë për t’u përballur me të . Duhet të jemi të mirë dhe të disiplinuar me topin në këmbë, pastaj kemi lojtarë si Vinicius, Rodrigo apo Bellingham që mund të shënojnë në çdo moment”.
Më pas ka vend për ndjenja në funksion të finales: “Duhet ta shijojmë këtë javë me finalen sepse nuk ndodh shumë herë që ta përjetojmë edhe nëse historia e klubit thotë ndryshe. Java para finales ishte gjithmonë shumë e veçantë, edhe kur luaja për Çelsin. Këtu, megjithatë, ka më shumë presion për shkak të historisë së klubit, të gjithë këtu e dinë se çfarë do të thotë të luash një finale me këtë fanellë”, tha ai.