Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës
Real Madrid i jep një leksion Barcelonës në Superkupën e Spanjës dhe rrëmben trofeun e 13-të në këtë kompeticion. Skuadra e Ancelottit shkatërroi 4-1 ekipin e Xavit në finalen e luajtur në Arabinë Saudite.
Vinicius Junior ishte protagonist absolut te madrilenët, duke shënuar plotë 3 gola në këtë ndeshje. Braziliani realizoi dy gola për tre minuta në fillimin e ndeshjes, ndërkohë që Barcelona u rikthyen lojë nga një super gol i Lewandowskit.
Gëzimi i tyre zgjati pak, pasi Vinicius Junior shënoi 6 minuta më pas me penallti. Në pjesën e dytë, Rodrygo shënoi golin e katërt, ndërkohë që Araujo te Barcelona u ndëshkua me karton të kuq 20 minuta nga fundi i kohës së rregullt.