Reagon Taulant Hodaj: Rezultati 3:0 për Rumaninë do të ndryshojë në CAS
Përfaqësuesi ligjor i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për ta regjistruar ndeshjen Rumani – Kosovës me rezultat zyrtar 3:0.
Reagimi i tij në Facebook:
Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenofobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme.
UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës.
Ky vendim poashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës.
Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndëprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet “Kosova është Serbi” dhe “Serbia Serbia” u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor I FFK-së është miratuar.
Ankesa e FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojme që UEFA të mos lejoj racizimin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë.
Ky vendim është vetëm një betejë për futbollin kosovar, por edhe një shembull që drejtësia mund të arrihet përmes përkushtimit të futbollistëve, angazhimit dhe përgatitjes profesionale të ekipit ligjor. Unë si avokat dhe zyra ime ligjore Hodaj & Partners, Law Firm, jemi të lumtur që me përkushtim dhe ekspertizë ligjore arritëm të dëshmojmë se e drejta dhe dinjiteti i Kosovës dhe sportistëve kosovarë do të mbrohen në çdo instancë ndërkombëtare.
Këto dënime ndaj Rumanisë përforcojnë rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit në futboll dhe kudo tjetër. Për pjesën tjetër të vendimit rreth rezultatit do të bëjmë të pamundurën që edhe rezultati i ndeshjes të ndryshoj dhe të ashpërsohen dënimet ndaj Federatës Rumune dhe kujdo tjetër që tenton me bë një gjë të till në raport Kosovën dhe futbollistët e saj.
#Kosova #Justice #Saynotoracism #UEFA