HomeEkonomiReagon ministri Muja pas kontrollit të AUV-it në "Vita": Siguria ushqimore dhe...

Reagon ministri Muja pas kontrollit të AUV-it në “Vita”: Siguria ushqimore dhe zbatimi i ligjit nuk bëjnë dallime

spot_img

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka reaguar lidhur me kontrollet zyrtare që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po zhvillon në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, duke ritheksuar se mbrojtja e konsumatorit dhe zbatimi i legjislacionit për sigurinë ushqimore janë përgjegjësi institucionale dhe nuk mund të jenë objekt i përjashtimeve apo standardeve të dyfishta.

Sipas ministrit, kontrollet që po zhvillon AUV-ja janë pjesë e mandatit të saj të rregullt ligjor për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme është realizuar kontroll zyrtar edhe në kompaninë “Vita”, njësoj si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik që i nënshtrohet mbikëqyrjes institucionale.

“Qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë, për produktet për të cilat paguajnë. Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë. Kontrollet nuk bëhen ndaj emrave të kompanive, por mbi bazën e mandatit ligjor. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.” – ka deklaruar ministri Muja.

Ai theksoi se kontrollet zyrtare kanë për qëllim verifikimin e respektimit të protokolleve të prodhimit, zbatimin e standardeve dhe dispozitave ligjore, vlefshmërinë e licencave dhe autorizimeve, si dhe përputhshmërinë e operatorëve ekonomikë me legjislacionin në fuqi.

Ministri nënvizoi se qëllimi i vetëm i këtyre veprimeve është mbrojtja e interesit publik, garantimi i sigurisë ushqimore, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe sigurimi i kushteve të barabarta për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit që respektojnë ligjin.

Ai shtoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ushtron të njëjtin mandat në të gjitha segmentet e industrisë ushqimore dhe se kontrollet zyrtare zhvillohen ndaj operatorëve ekonomikë pa dallim sektori, madhësie apo pozite në treg, duke garantuar zbatim të njëjtë të ligjit për secilin subjekt.

Në përfundim, ministri ritheksoi se një sistem i besueshëm i kontrollit ushqimor rrit besimin e qytetarëve, mbron prodhimin vendor dhe forcon konkurrencën e ndershme në treg, duke garantuar se institucionet do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e tyre në përputhje të plotë me ligjin.

Lajmet e Fundit

Eljona konfirmon lidhjen me Klodin

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe përpjekjesh të dështuara për të përmirësuar marrëdhëniet,...

Përqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën!

Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndalur frymën e miliona tifozëve anë...

Mbappe shpallet top-golashënuesi i Botërorit 2026

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...