
Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës
Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka akuzuar partitë opozitare.
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti.