Reagon Haxhiu: Për vrasjen e Lulëzimit drejtësia duhet të veproj
Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë ka nxitur reagim publik nga shumë qytetarë por edhe zyrtar të institucioneve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo ka fajësuar të gjithë për keq edukimin e tyre por përveç tjerave ka fajësuar mediat për publikimin e videos gjatë aktit të vrasjes.
Haxhiu ka kërkuar nga drejtësia të veproj për këtë rast dhe të dënoj dorasit.
“Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.