
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër – Albin Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj në vazhdimësi akuzon e kritikon Kurtin, e që sipas tij, vendi ka pësuar vetëm dëme nga qeverisja e tij.
“E keqja ka emër – Albin Kurti”, shkroi shkurtimisht ai në Facebook.
Nuk dihet nëse ky reagim i Haradinajt lidhet me zhvillimet e fundit në skenën politike, ku kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi të enjten se është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për formimin e qeverisë së re.