Klubet futbollistike dhe trajnerët në mbështetje të FFK-së dhe presidentit Ademi
Gazetari Baton Haxhiu përmes një shkrimi ka drejtuar akuza në adresë të FFK-së dhe presidentit Agim Ademi, gjithashtu edhe openionistë të tjerë që nuk janë profesionistë në këtë fushë po japin akuza për FFK-në duke dëmtuar imazhin e futbollit të Kosovës.
Por ndaj këtij shkrimi dhe shkrimeve të tjera që dëmtojnë imazhin e futbollit kanë ardhur reagime të shumta nga klubet e futbollit të Kosovës.
Një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga trajneri llapjan, Tahiri Batatina, i cili bëri thirrje që të mos dëmtohet futbolli nga ata që nuk kanë dhënë asgjë për të, raporton objektivi.net
FC Liria, KF Flamurtari, KF KIKA, KF Rahoveci, FC Ferizaj, KF Rilindja 1974, FC Suhareka, SC Gjilani, FC Drenica dhe klube të tjera kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj disa opinionistëve mediatikë, e veçanërisht ndaj opinionit të Baton Haxhiut, që siç thuhet janë duke e përlyer punën e madhe që po bëjnë klubet, duke theksuar se FFK-ja është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë.
Në reagimin e këtyre klubeve futbollistike, thonë se gazetari Baton Haxhiu nuk ka asnjë lidhje me futbollit, duke i bërë thirrje që t’i lë ligjëratat për futbollin.