Ratajkowski pozon me bikini nga pushimet në Monaco
Aktorja e “Gone Girl”, Emily Ratajkowski ka marrë vëmendjen e fansave me fotografitë e fundit të publikuara në Monaco.
Ratajkowski kishte veshur një bikini të vogël të printuar gjithandej me fotografi të ndryshme të grave të veshura me bikini dhe të brendshme, të cilat i bashkoi me një fund në të njëjtin print.
Ajo kishte kombinuar edhe një kapelë të zezë që i shkonte goxha me bikinet që dukeshin ngjyrë pink.