Rashiti: Është manipuluar me votat në ambasada dhe ato me postë

Rashiti: Është manipuluar me votat në ambasada dhe ato me postë

Analisti Naim Rashiti ka hedhur kritika sa i përket procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Rashiti ka shkruar në “Facebook” se gjatë votimit në ambasada ka pasur manipulim me vota, përcjell kështu edhe nga ato me postë nga mërgata. Sipas tij, edhe gjatë procesit të numërimit në QNR, komesionerët kanë shkaktuar manipulime.

“Dita e mirë e zgjedhjeve nuk mjafton më. As edhe sjellja dinjitoze e votuesve. Procesi u dëmtua nga aspekte të tjera: 1. Ndryshimet ligjore dhe vendosja për përzgjedhjen e 10 kandidatëve vetëm sa ka krijuar hapësirë me të madhe për manipulim. 2. Votimi në ambasada manipulim. 3. Votimi me postë i manipulueshëm. 4. Procesi i numërimit dhe orkestrimi i rezultateve nga komisionerët po shkakton manipulime. Vlerësimi i lartë ndërkombëtar për ditën e zgjedhjeve do të zbehet me shumë kritika për procesin e numërimit”, ka thënë Rashiti.