Raportuesi i BE-së për Kosovën të hënën në Prishtinë
Riho Terras, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën, do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë të hënën.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëhet e ditur se ai në ora 11:00 do të mbajë një konferencë për media.
Ndër tjera shtohet se kjo do të bëhet si pjesë e misionit të tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Konferenca në fjalë do të mbahet para objektit të Zyrës së BE-së në Kosovë.