Raportohet për dy të vrarë në Vushtrri

Raportohet për dy të vrarë në Vushtrri

Dy persona dyshohet se janë vrarë pas disa të shtënave sot në Vushtrri, sipas raportimeve të disa mediave.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni i tha Gazetës Express se “prokurori po del në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë”, pa konfirmuar nëse bëhet fjalë për vrasje.
“Nuk e kemi të konfirmuar”, tha ai.

Zyrtarë të policisë rajonale nuk kanë qenë e qasshme për të folur për këtë.

Mbrëmë në Vushtrri u vra një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.