Raphinha ka rrëfyer se në vitin 2024 e kishte marrë vendimin për t’u larguar nga Barcelona, por ardhja e Hansi Flick ndryshoi gjithçka
Braziliani tregon se ishte në Brazil kur Flick e telefonoi dhe i kërkoi të takoheshin para se të merrte vendimin përfundimtar.
E dija në kokën time se do të largohesha. Ishte vendosur. Flick më tha se kishte besim tek unë dhe se do të isha i rëndësishëm për ekipin. Në një moment të tillë, disa fjalë të vogla mund të të ndryshojnë”, tha Raphinha, raporton Klan Kosova.
Sulmuesi i Barcelonës theksoi se Flick i dha besimin që i mungonte dhe ndryshoi mentalitetin e tij.
Ai më dha besimin për të luajtur futbollin tim. Gjithmonë kam thënë se Flick më ndryshoi mentalitetin dhe më ndryshoi edhe si person”, u shpreh Raphinha.

