Ramush Haradinaj hap krahët për PDK-në e LDK-në: Ta bëjmë listën e përbashkët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur në “Pressing” të T7 se është pro një opozite të bashkuar për ta mposhtur kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se koalicionin e opozitës e preferon para zgjedhjeve, por shton se është i gatshëm që të shkojë pas kreut të PDK-së, Memli Krasniqi e atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ta mposhtin Kurti në zgjedhje.
“Unë jam gjendje me shku pas këtyre dyve, me kriju një liste të përbashkët, me u përfshi në një opsion qeverisës që e kthen Kosovën në binarë. Nëse nuk bëhet kjo zgjedhje, jam gjendje edhe pas zgjedhjeve, por kjo do të ishte situatë më e rëndë”, ka thënë Haradnaj.
Ai ka deklaruar se ata që nuk e dëshirojnë bashkimin e opozitës nuk po e dëshirojnë rrëzimin e Kurtit.
Ramush Haradinaj hap krahët për PDK-në e LDK-në: Ta bëjmë listën e përbashkët.