Ramadani mesazh Italisë: Hyjmë në fushë për të marrë pikë, më mirë që na nënvlerësojnë

Ramadani mesazh Italisë: Hyjmë në fushë për të marrë pikë, më mirë që na nënvlerësojnë

Shqipëria ditën e djeshme ka mbërritur në tokën gjermane, atje ku edhe do të zhvillojë 3 ndeshjet e Grupit B të Kampionatit Evropian

Para ndeshjeve, ka folur futbollisti Ylber Ramadani, i cili thotë se Kombëtarja shqiptare ka një objektiv të qartë në këtë kompeticion, dhe ai është që të marrim maksimumin në çdo ndeshje dhe të kalojmë grupin.

Derisa, thekson se në ndeshjen ndaj Italisë hyjnë për pikë, duke shtuar se  gjithmonë i ka pëlqyer kur nuk i kanë vlerësuar, sepse sipas tij kjo të jep motivim dhe në heshtje mund t’i fitosh të gjithë.

“Takimi me Italinë është në ndeshje shumë e veçantë sepse luajmë kundër kampionëve në fuqi. Duhet të hyjmë në fushë dhe të marrim pikë dhe jo vetëm të themi që kemi luajtur mirë”, është shprehur ai.