HomeAktualeRamadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

spot_img

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për situatën politike dhe për shkeljet e kushtetutshmërisë lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Ramadani thekson se Aleanca nuk e konteston fitoren e VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, e as të drejtën e saj për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por kërkon që ky mandat të zbatohet në praktikë.

Sipas tij, Aleanca ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e Presidentit përmes një pakete me gjashtë propozime, pa kërkuar asnjë pozitë apo përfitim partiak.

“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i tij:

Ne po alarmojmë për shkeljet e kushtetutshmërisë!

• Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

1. Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV.

2. Ne nuk kontestojmë të drejtën e tyre për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.
Këtë të drejtë e kanë marrë më 7 qershor dhe DUHET ta zbatojnë në praktikë.

3. Ne kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë për zgjedhjen e Presidentit pa marrë hiq asgjë, bash asgjë për Aleancën. Asnjë pozitë, asnjë përfitim partiak. Kemi ofruar pakon me 6 propozime për vendime strategjike e jetike për popullin e Kosovës për të dhënë 7 votat tona në kuorumin për president.

Të gjitha këto po i konteston vet VV-ja.

Së pari, po REFUZOJNË të propozojnë kandidatin për Kryetar Kuvendi. Rrjedhimisht, nuk po e zbatojnë vullnetin e popullit që VV-ja të udhëheq Kuvendin e Kosovës.

Së dyti, duke mos konstituuar Kuvendin, nuk po e bëjnë Qeverinë e re, për të cilën populli e ka votuar më 7 qershor. Pra, po e lënë Kosovën pa Parlament e pa Qeveri.

Së treti, asnjë fjalë të vetme për ofertën tonë 6 pikëshe që nga 26 qershori dhe, rrjedhimisht, ata s’po duan 7 votat tona për ta bërë kuorumin për President.

Në krejt këtë situatë amullie që po krijojnë, VV-ja ka tejkaluar edhe afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Pra, po e çon Kosovën në pakushtetutshmëri.

Prandaj, ne alarmojmë për shkeljen e Kushtetutshmërisë.
Ne jemi aktiv dhe do të jemi vazhdimisht në promovim e mbrojtje të kushtetutshmërisë.

Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

#Aleanca #Demokracia

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...