Rama takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në kryeqytet

Rama takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në kryeqytet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Rama ka bërë me dije se në takim me komandantin e KFOR-it kanë diskutuar për sigurinë në kryeqytet.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani. Diskutuam për sigurinë në Prishtinë, dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”, ka shkruar Rama në “Facebook”.