HomeAktualeRama: Qeveria po bllokon projektin që lidh 30 mijë banorë me qendrën...

Rama: Qeveria po bllokon projektin që lidh 30 mijë banorë me qendrën e Prishtinës

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë për bllokim të qëllimshëm të një projekti urban, që sipas tij do të lidhte mbi 30 mijë banorë me qendrën e qytetit.

Rama ka deklaruar se bëhet fjalë për një platformë që, përveç lidhjes së dy pjesëve të qytetit, do të shërbente edhe për rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës tashmë e ka ndarë buxhetin, e ka realizuar projektin dhe kanë nisur punimet, por ato po ndalohen nga institucionet qendrore.

Postimi i tij në ‘Facebook’:

Ishulli urban që lidh 30,000 banorë me qendrën po BLLOKOHET. Një platformë që jo vetëm lidh dy pjesë të qytetit, por shërben edhe për siguri, po bllokohet prap qëllimisht.

Ne si Kryeqytet e kemi nda BUXHETIN, e kemi realizu PROJEKTIN dhe kanë fillu PUNIMET, ndërsa këta dalin dhe i ndalin punimet.

I ndalojnë punimet e Komunës, ndërsa biznesit privat i jepet leja!!!! Ky seleksionim kallxon sa hipokritë janë.

I bllokojnë 500,000 banorë për interesa politike. Këta bëjnë politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Po, Prishtina nuk ka me mbet peng i bllokadave të kësaj qeverie. Nuk lejoj që qytetarët e Prishtinës me u blloku prej njerëzve të paaftë dhe dashakqij! Prandaj ftoj prokurorinë që menjëherë me u marrë me këtë çështje.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...