Rama pret në takim arkitektin botëror Marco Casamonti dhe përfaqësuesin e Lika Group AG

Rama pret në takim arkitektin botëror Marco Casamonti dhe përfaqësuesin e Lika Group AG

Në vazhdën e takimeve me investitorë potencial, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot ka pritur në takim arkitektin e mirënjohur botëror Marco Casamonti, bashkë me përfaqësuesit e Lika Group AG, një kompani e suksesshme që operon në Zvicër, themeluar dhe menaxhuar nga Esat Likaj.

“Pas organizimit të Konferencës së Investitorëve në janar të këtij viti, shumë investitorë kanë shprehur gatishmëri të investojnë dhe të bëjnë projekte zhvillimore në Kryeqytet. Në këtë kontekst, me Marcon dhe përfaqësuesit e Lika Group AG diskutuam mundësitë e investimit dhe zhvillimit të projekteve në Kryeqytet”.

“Përveç zhvillimit të Kryeqytetit, iniciativat sikur kjo synojnë avancimin e bashkëpunimit me diasporën tonë dhe krijimit të kushteve për investim të kapitalit të diasporës në Kosovë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.