Rama pret në takim ambasadorin e Tajvanit, diskutojnë për ura të reja miqësie në të ardhmen
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur ambasadorin e Tajvanit në odën e kryeqytetit. Ata bashkë ndanë simbolika që identifikojnë qytetet tona dhe kulturën tonë.
“Mirënjohja është një vlerë që duhet ta kultivojmë çdo ditë, sepse progresi ynë si komb është ndërtuar edhe falë miqve tanë ndërkombëtarë. Bashkëpunime të tilla janë një frymëzim për brezat e rinj që të vlerësojnë dhe të ndërtojnë ura të reja miqësie në të ardhmen. Faleminderit, miqve të Tajvanit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj! Kryeqyteti është dhe do të mbetet mirënjohës!”.