Rama për vizitën e Starmerit në Tiranë: Historike

Rama për vizitën e Starmerit në Tiranë: Historike

Pas pritjes ceremoniale të kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer, Edi Rama bashkë me homologun e tij mbajtën konferencë për media.

Rama u shpreh falënderues për vizitën historike të Starmerit, transmeton Klankosova.tv.

“Është një tjetër vizitë historike në Tiranë, pas asaj të presidentit Macron. Këtë vizitë bilaterale ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Rama.

“Ky është një moment i rëndësishëm për dy vendet tona, sepse asnjë herë më parë s’kemi qenë kaq të lidhur në dy çështje, natyrisht në çështjen e Ukrainës, dhe në çështjen kundër emigracionit të paligjshëm”.