Rama: Për herë të parë, shqiptarët votojnë nga vendi ku jetojnë
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se për herë të parë, shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë.
Rama, ndau sot pjesë nga fjala e tij në Kongresin e PS ku foli për votën e shqiptarëve jashtë vendit, të cilin e cilësoi si zotimi i mbajtur për shqiptarët e Greqisë, Italisë e mbarë botës.
“Për herë të parë, shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga parlamenti pak ditë më parë”, tha Rama.