HomeAktualeRama pas mbylljes së tre kapitujve të negociatave: Gur kilometrik në rrugën...

Rama pas mbylljes së tre kapitujve të negociatave: Gur kilometrik në rrugën e drejt BE-së

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit, në përfundim të Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në konferencën për mediat përkrah komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Rama tha se ky zhvillim përbën një tjetër “gur kilometrik” në rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithnjë e më i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit”, u shpreh Rama, raporton A2cnn.

Sipas tij, mbyllja e kapitujve përcjell edhe një mesazh të fortë për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se rezultatet e Shqipërisë po marrin përgjigjen përkatëse nga Bashkimi Evropian.

“Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon në përputhje me këtë. Ky është thelbi i procesit, një proces i besueshëm dhe i bazuar në meritë nga të dyja anët”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Rama theksoi se reformat po afrojnë standardet evropiane me qytetarët shqiptarë dhe provë është fakti se qytetarët i kanë rritur pritshmëritë dhe kërkesat ndaj qeverisë.

“Ne po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Provë e kësaj është se qytetarët kërkojnë gjithnjë e më shumë dhe janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon”, përfundoi kryeministri Rama.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...