Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të japë sqarime për projektin e “Arkitektit të Qytetit”.
“Unë kam kërku vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje dhe çështje tjera, me diskutu, me bisedu – përkundër faktit që kryeministri nuk shkon. Sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, deklaroi Rama.

