Rama ngushëllon familjet e tre të rinjve që humbën jetën në një aksident në Liqenin e Badovcit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngushëlluar familjet e tre të rinjve që humbën jetën në një aksident në Liqenin e Badovcit.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin viktimat kishte rënë në Liqenin e Badocit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.