Rama nderon me mirënjohje humanistin Halil Kastrati

Rama nderon me mirënjohje humanistin Halil Kastrati

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë mirënjohje kryetarit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhë.

Ishte vetë kryeministri Rama, ai që ka postuar në Facebook, momentin e ndarjes së mirënjohës dhe falënderimin për humanistin Halil Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë.