Rama nderon kameramanin Kllokoqi: Pamjet e tij zbardhën të vërtetën e Masakrës së Reçakut

Rama nderon kameramanin Kllokoqi: Pamjet e tij zbardhën të vërtetën e Masakrës së Reçakut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë mirënjohje për kameramanin, Sylejman Kllokoqi, i cili më 15 janar 1999, ka xhiruar dhe pasqyruar të vërtetën e Masakrës së Reçakut.

“Për guximin, trimërinë, profesionalizimin në pasqyrimin e së vërtetës, mirënjohje për kameramanin Sylejman Kllokoqi. Më 15 janar 1999, Sylejman Kllokoqi me guxim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm xhiroi pamjet tronditëse të Masakrës në Reçak të Shtimes, ku 45 civilë u vranë në mënyrë brutale nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe”, kështu ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Më tutje kryetari tha se pamjet e Kllokoqit u  bënë dëshmi që zbardhi ytë vërtetën para botës.

“Ky akt barbar u dënua ndërkombëtarisht, dhe pamjet e tij u bënë dëshmi e pakundërshtueshme që zbardhi të vërtetën përpara botës”.

“Realitetin e ashpër në Kosovë, horrorin e krimit mbi njerëzit tanë të pafajshëm e pa me sytë e vetë, ambasadori i OSBE-së, Ëilliam Ëalker, i cili përmes pamjeve të xhiruara nga Sylejman Kllokoqi e të transmetuara nga agjencia botërore e lajmeve, Associated Press, i tregoi botës për krimet e rënda ndaj civilëve në Kosovë. Zëri i z.Ëalker dhe e vërteta e masakrës së Reçakut patën ndikimin e duhur për të ndalur spastrimin etnik që ishte duke iu bërë popullit tonë”.

“Sylejman Kllokoqi , me punën dhe guximin tënd, ke shkruar një faqe të rëndësishme në historinë tonë”.