HomeAktualeRama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e...

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në selinë rozë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Prej disa javësh, PS ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve në çdo njësi të saj organizative, të cilat drejtohen nga dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua, shkruan rtsh.al, raporton KlanKosova.tv.

Gjatë takimit, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë të intensifikojnë takimet me bazën dhe elektoratin në të gjithë vendin. Socialistët synojnë të sigurojnë një numër më të lartë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të zhvillojë zgjedhje edhe në disa prej shteteve ku jeton numri më i madh i shqiptarëve në diasporë, si SHBA, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia. Përmes ngritjes së degëve të PS në diasporë, socialistët synojnë të forcojnë organizimin jashtë vendit dhe të rrisin mbështetjen nga vota e emigrantëve.

Ky proces pritet të ecë paralelisht edhe me diskutimet që po zhvillohen në Kuvend në kuadër të komisioneve të posaçme për reformën territoriale. Reforma ka si afat përfundimtar muajin korrik, me qëllim që t’u lihet kohë institucioneve për organizimin e zgjedhjeve vendore të 2027, në rast se arrihet dakordësi mes forcave politike.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...