Rama, Hovenier e D’Alema në konferencën e LDK-së, kujtojnë Rugovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ish-kryeministri i italisë, Masimmo D’Alema janë disa nga figurat që po marrin pjesë në konferencën “Rugova dhe Perendimi”, të organizuar nga LDK-ja.
Folës nga vendi, rajoni e bota u panë në këtë konferencë që po mbahet në 25 vjetorin e lirisë së Kosovës.
Rama, Hovenier e D’Alema janë folës të panelit të parë të cilët aktualisht po diskutojnë rreth trashëgimisë së presidentit Rugova dhe përafrimit të Kosovës me vlerat perëndimore.