
Rama flet për koalicionin e mundshëm LV – LDK
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar të martën nëse do ta përkrahte një koalicion mes LDK-së dhe LV-së në nivel qendror.
Ai ka thënë se çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të jetë në krye të LDK-së, por nuk ka lënë mundësinë se ai do të jetë aty për ta ndihmuar partinë nëse do të jetë e nevojshme.
“Unë po them se mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset për ta transformuar vendin për të mirë është i mirëseardhur. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasur eksperiencë të mirë (me LV-në) sepse në dy vitet e para jam munduar për të bashkëpunuar por kanë qenë sabotues e bllokues. Uroj që të jenë bashkëpunues tash sepse nuk ecën shoqëria përpara me sabotime”, ka thënë Rama.
