Rama falenderon shqiptarët pas takimit në Londër: Më e mira akoma nuk ka ardhur

Rama falenderon shqiptarët pas takimit në Londër: Më e mira akoma nuk ka ardhur

Pas takimit të zhvilluar dje me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama i ka falënderuar ata përmes një videoje të ndarë në “Facebook”.

Teksa ka publikuar momente të takimit me shumë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Angli, Rama i falënderon dhe shkruan se “më e mira nuk ka ardhur ende”.
Gjatë takimit me shqiptarët dje, Rama kritikoi ish-ministren e brendshme të Britanisë, Suela Braverman, që i quajti shqiptarët pushtues. Rama deklaroi se do të lehtësohet regjistrimi i fëmijëve që kanë lindur në Angli dhe kërkoi votën për të bërë krenarë edhe ata protestues, të nxitur sipas tij nga PD, për akte anti-shqiptare në tokë të huaj.