
Rama e Durmishi diskutojnë për zgjidhjen e problemeve në sektorin e transportit publik
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim zv/ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me të cilin ka diskutuar për zgjidhjen e problemeve te trashëguara në sektorin e transportit publik.
“Gjatë këtij takimi, u dakorduam për të krijuar një grup të përbashkët punues, me qëllim ristrukturimin dhe optimizimin e sistemit të transportit publik. Ky grup punues është i përbërë nga përfaqësues të MMPHI, komunës së Prishtinës, komunës së Podujevës dhe përfaqësues të shoqatës së transportit, puna e përbashkët e të cilëve ka filluar menjëherë sot!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Ai ka thënë se ky angazhim i përbashkët do të hapë rrugën për një transformim të vërtetë, duke siguruar që transporti publik të jetë një motor i zhvillimit urban dhe një aktor kyç në përmirësimin e trafikut dhe shkarkimin e komunikacionit të qendrës së kryeqytetit.