HomeAktualeRama: Dyert e Kryeqytetit janë të hapura për organet e drejtësisë

Rama: Dyert e Kryeqytetit janë të hapura për organet e drejtësisë

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale nga Lëvizja Vetëvendosje mbi pretendimet se Komuna e Prishtinës është përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Rama, përmes Facebook, tha se dyert e komunës së Kryeqytetit janë të hapura për organet e drejtësisë për bashkëpunim të plotë dhe transparent, teksa u sugjeroi që të udhëzojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti që t’i përgjigjet Prokurorisë pasi siç shkruan ai ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim.

“E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim. E dyta, dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë. Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, padiskutim”, ka shkruar Përparim Rama në Facebook.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...