
Rama: Bashkëpunimi me Turqinë, i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angilo, i cili e uroi për fillimin e mandatit të dytë qeverisës.
“Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët. Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të kryeqytetit”, ka thënë Rama pas takimit.
