Rama: Bashkëpunimi me ShBA-të ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për kryeqytetin

Rama: Bashkëpunimi me ShBA-të ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për kryeqytetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim delegacionin nga shteti i Iowas.

“Me Iowa-n si qytet motër, vazhdojmë shkëmbimin e përvojave, nga qeverisja lokale e deri te zhvillimi urban dhe projektet për të ardhmen. Këto janë lidhjet që i japin kuptim diplomacisë së qyteteve – të ndërtuara mbi vlera, partneritet dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar Rama në Facebook.