Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur shumë figura politike dhe qytetarë të Kosovës dhe më gjerë.

Në shenjë ngushëllimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“Baba iku krenar, Hashim”, shkroi Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Thaçi, i cili aktualisht po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.