Rahoveci, nikoqir i Garave Republikane në Futsall për shkollat fillore
“Sot, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma” në Rahovec, filluan Garat Republikane në Futsall për shkollat fillore, ku po marrin pjesë 14 shkolla nga 7 rajone të Kosovës”, ka shkruar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai ka falënderuar Shoqatën e Sportit Shkollor “Rahoveci” për organizimin e shkëlqyer!
“Urime dhe suksese të gjithë garuesve – le të mbizotërojë fryma sportive!”, ka shkruar Latifi.