HomeAktualeRahoveci dhe Xagħra (Shara) e Maltës zyrtarizojnë binjakëzimin

Rahoveci dhe Xagħra (Shara) e Maltës zyrtarizojnë binjakëzimin

spot_img

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se sot, në Xagħra (Shara) të ishullit Gozo në Maltë, së bashku me kryetarin e komunës, Victor Curmi, nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Xagħra-s.

“Kjo marrëveshje hap një bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave, promovimin e vlerave kulturore e qytetare, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian”.

“Binjakëzimi lidhet edhe me projektin e BE-së “Golden Years, Active Voices: Empowering Elderly Citizens in Democratic Life”, ku Xagħra është lider i projektit, ndërsa Rahoveci partner. Projekti synon fuqizimin e rolit të qytetarëve të moshuar, rritjen e pjesëmarrjes së tyre dhe promovimin e dialogut ndër breza”.

“Në mbrëmje patëm kënaqësinë të marrim pjesë në Festivalin Tradicional të Fikut, një ngjarje që pasqyron kulturën, traditën dhe mikpritjen e vendit. Besojmë se kjo miqësi e re do të shndërrohet në një partneritet të suksesshëm me përfitime konkrete për qytetarët e të dy komunave”, ka shkruar Latifi në ‘Facebook’.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...