Rahoveci dhe Haraçina në bashkëpunim për një të ardhme të gjelbër

Rahoveci dhe Haraçina në bashkëpunim për një të ardhme të gjelbër

Kryetari i Komunës së Rahovcit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në konferencën e projektit ndërkufitar “Be Clean, Be Green”, i cili do të zbatohet në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas kryetarit Latifi, ky projekt dëshmon angazhimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme të qëndrueshme.

“Falënderoj partnerët, veçanërisht Komunën e Haraçinës dhe kryetarin Ridvan Ibraimi, për bashkëpunimin dhe për përkushtimin në këtë projekt. Në Komunën e Rahovecit, kemi nisur tashmë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e sistemeve bioseptike në gjashtë fshatra: Pastasel, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm, Polluzhë, Retijë dhe Rahovec (Lagjja I). Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë dhe do të kontribuojë në ruajtjen e burimeve tona natyrore. Së bashku, do të vazhdojmë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Latifi.