Rahovecasit nuk e harrojnë Rahovecin, kudo që ndodhen!

Rahovecasit nuk e harrojnë Rahovecin, kudo që ndodhen!

Forumi Anadrini (FARDI), një grup qytetarësh nga Rahoveci, që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit për të sjellë ide dhe projekte konkrete në shërbim të shoqërisë sonë.

“Ky partneritet synon të forcojë zhvillimin në ekonomi, në bujqësi, në kulturë dhe në rini. Komuna do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa FARDI do të kontribuojë me ekspertizë dhe vizion për të mirën e përbashkët”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.