
Rahovec, përurohet rrethoja e re dhe ndriçimi modern në fushën sportive të ShFMU “Haki Stërmilli”
Sonte së bashku me bashkëpunëtorë, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ku ishin të pranishëm mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë, përurroi rrethojën e re dhe ndriçimin modern në fushën sportive të ShFMU “Haki Stërmilli” në Retijë.
“Përmes rregullimit të terreneve sportive, synojmë të promovojmë sportin, jetesën aktive dhe të shëndetshme, si dhe përfshirjen sa më të madhe të të rinjve në aktivitete fizike”.
“Të gëzojnë qytetarët dhe sportdashësit e Retijës!”, ka shkruar kryetari Latifi në Facebook.