
Rahovec, nënshkruhen kontratat me 31 fermerë përfitues të serrave
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se sot, së bashku me Qatar Charity, nënshkruan kontratat me 31 fermerë përfitues të serrave prej 1 ari, një projekt që sjell mundësi të reja dhe kushte më të mira për prodhim bujqësor në komunën tonë.
“Me bashkëfinancim prej 25% nga Komuna dhe 75% nga partneri, ky bashkëpunim po jep rezultate të prekshme. Faleminderit Qatar Charity për përkrahjen dhe urime përfituesve!”, ka shkruar Latifi në Facebook.