Ragip Xhaka: Graniti dhe Taulanti më përkrahin në rrugëtimin tim politik
Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve të njohur Granit e Taulant Xhaka, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Xhaka në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se numri i tij në listën e PDK-së do të jetë 34, për shkak se djemtë e tij e bartin këtë numër në fanellat e tyre dhe se ky numër iu ka sjellur atyre fat.
Ragipi deklaron se djali i tij Graniti, e përkrah atë në rrugëimin politik.
“Si Granit ashtu edhe Taulanti. Ashtu siç i kam përkrahur edhe unë gjatë gjithë karrierës, ashtu do të më përkrahin edhe mua në rrugëtimin tim politik”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Së fundmi ishte publikuar një video ku shihet kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka me kandidatin për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
Bazuar në video ishte aluduar se Graniti iu ka futur politik, por babai i tij sqaroi se kjo nuk ka ndodhur.
Granit Xhaka po mahnit me paraqitjet e tij me skuadrën gjermane Bayer Leverkusen, ku sezonin e kaluar u shpall edhe kampion i Bundesligës.